Lekaj viziton komunën e Shtimes, premton përkrahje në projekte infrastrukturore

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 15:42 | Nga

Ministri i Infrastruktures Pal Lekaj, vizitoi komunën e Shtimes, ku u prit nga kryetari Naim Ismajli, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Shtimes.

Ministri Lekaj e ka siguruar  kryetarin Ismajli se Ministria e Infrastrukturës do ta përkrahë komunën e Shtimes, sikurse edhe komunat tjera të vendit. Lekaj ka thënë se kjo komunë do ta ketë vëmendjen e duhur të ministrisë dhe se do të përkrahet fuqishëm në projektet infrastrukturore.

Ndërsa, kryteari i Shtimes, Naim Ismajli, e ka falenderuar ministrin Pal Lekaj dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të komunave me institucionet qendrore, në këtë rast me Ministrinë e Infrastrukturës.

Kryetari Ismajli e ka njoftuar ministrin Lekaj për projektet që janë në fazën fillestare të projektimit dhe për ato që janë në realizim e sipër. Kryetari Ismajli e shoqëroi ministrin Lekaj edhe në ambientet e reja të aneksit të komunës, ku edhe e ka njoftuar për reformat dhe impelementimin e projektit e-komuna, i cili do të fillojë së shpejti.

 

Të ngjashme