Aksident në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, lëndohet një fëmijë

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 10:32 | Nga

Një fëmijë ka pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Mitrovicë-Skënder-aj përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ’’Klinë e Ulët’’.

Sipas policisë deri tek aksidenti ka ardhur kur një veturë ka goditur këmbësorin që ishte fëmijë ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ai po trajtohet në QKUK.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Ndaj shkaktarit të aksidentit D. N. 46 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme