Lëndohet një zjarrfikës gjatë tentimit për shuarjen e një zjarri në fshatin Zatriq të Rahovecit

Prishtinë | 09 Sht 2023 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Është lënduar në zjarrfikës në vendin e tij të punës.

Sipas policisë ai është lënduar gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit në një pyll në fshatin Zatriq të Rahovecit.

Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Zatriq, Rahovec. 08.09.2023 – 19:00. Raportohet se nga persona të pa njohur i është vënë zjarri pyllit të fshatit. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme