Leo Messi tregon anën e tij emocionale: Jam i ndjeshëm, po ndonjëherë edhe qaj

Prishtinë | 08 Jan 2026 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Leo Messi, një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e sportit, ka zbuluar një anë më personale dhe emocionale të vetes, larg fushës së blertë.

Në një rrëfim të sinqertë, ylli argjentinas pranoi se është një person i ndjeshëm dhe se shpesh preket nga filmat.

“Jam i ndjeshëm, po… Ndonjëherë qaj me filma,” u shpreh Messi, duke treguar se emocionet janë pjesë e natyrshme e jetës së tij. Ai shtoi se reagimi i tij varet nga filmi dhe momenti që po kalon.

“Në varësi të filmit dhe momentit, ndonjëherë përpiqem ta fsheh që Anto të mos më shohë, dhe ndonjëherë ka aq shumë besim sa nuk ka rëndësi,” tha ai, duke iu referuar bashkëshortes së tij, Antonela./I

Të ngjashme