Lëshohen në qarkullim autobusët e rinj (Foto)

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 08:37 | Nga

Ndërmarrja publike e Komunës së Prishtinës “Trafiku Urban” ka lëshuar sot në qarkullim autobusët e rinj.

22 autobusë do i përkasin linjës numër 4 ndërsa tetë të tjerë do qarkullojnë nëpër linjen 1 Prishtinë-Fushë Kosovë. Vetën ditën e sotme udhëtarët nuk do të paguajnë biletë, kjo për nder të 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërkaq ditëve tjera bileta do të kushtojë 40 cent.

Kontigjenti tjetër prej 21 autobusësh do arrijë në fund të muajit mars deri në fillim të prillit ku prej tyre 18 do i përkasin linjës numër 3 dhe 3 të tjerë linjës numër 2.

Orari i qarkullimit të autobusëve do jetë prej orës 06:00 deri në orën 22:00 me tendencë që të zgjatet deri në orën 24:00.

Autobusë nëpër stacione do ketë çdo 5 minuta eventualisht 10.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme