Prej se jam bërë të dijë diçka kam mësuar për fjalën tradhëtar, madje para asaj patriot… E rrehnin fqiun tim (në aksionin e mbledhjes së armëve gjatë viteve të 50-ta në Kosovë) e bënin “ ylym për qilim” aqë t ’ I shëronte plagët të qengjit, e përhapej fjala në mëhallen tonë se në katundin tonë “hajt bre se ai është I tyre, është iftirexhinj (për tradhëtar e kishin fjalën, nga turqishtja) “mirë ia kanë bërë se vet e ka lyp…” E varrosnin burrin e dheut natën, pas asnjë ceremoni por vetëm me nga dy pika loti në vend të përshëndetjes së fundit siç e do zakoni…
Sa e sa njerëz, që nuk janë cilësuar patriot, kanë dhënë jetën në puse nga dora gjakatare serbe, e të ndihmuar nga ndonj[ pjesë e keqe e jona, janë varrosur në pikë të natës e me katër-pesë veta sa t ‘ ia bëjnë truq dheun e varrit! E pastaj iu është harruar ani e nishani, madje tash e shumë mote nuk iu dihët as varri!
Në cilën kategori vallë do t ‘ i “klasifikojnë” ata që sot njollosin njerëz të ndershëm? Ata që sot shkruajnë “biografi” e “monografi” gjithfare ( e kam fjalën ato që s’ kanë asnjë mbështetje historike, që nuk përfillin me kryeneqësi as argumentin e as faktin), e ngren veten maje reve, i këndojnë vetes lavd e himn. Sikur të kishin qenë Miç Sokola, shkruajnë dhe rishkruajnë dosje e ato dosje një zot e di se ua tha t‘ i shkruanin, kujt t ‘ ia dërgonin e mbi të gjitha cila ishte detyra e vërtetë që të ndanin njerëzit në patriot dhe në tradhëtarë?!
Pra, pse të mos themi se të tillët kanë të vetmin qëlllim: Të na përqajnë kurse vet të dalin në breg të lumit por edhe t’I korrin frytet e kësaj gjysmëlirie…
Kjo është për keqardhje, që po na shkakton shumë dëme, po na ndal hapërimin drejt civilizimit evropian, me të cilin sot e gjithë ditën jemi dhe po mburremi se kemi qenë pjesë e tij qysh nga kohët e lashtësisë…
Po vazhdojmë të jemi të këtillë sot e gjithë ditën “ata janë tradhëtarë, ata nuk janë me ne!”
“Na jemi patriot, pas Skënderbeut, të dytët…”
Mëri, zili, inate madje edhe kërcënime!
Ndarje në “ATA” e në “NA”, kurse ne të tjerët u shkojmë pas të parëve ose të dytëve, ose (mos e bë Zot!) vec nëse ia mësyjmë Detit Adriatik! Rrugëdalje tjetër nuk po shihet…
Në Shqipëri me vite zhvillohet një luftë me fjalë boshe në parlament dhe jasht tij, atje u bë nami sepse doli që ai vend të jetë hambar I hashashit dhe marihuanës, atje vrasje çdo ditë fatkeqësisht, madje edhe me shpërthime tritoli, atje pozita vazhdon me avazin e vet duke mos përfilluar askë, madje as miqër ndërkombëtar kurse prijësi i tyre, ky I sotmi më mospërfillës dhe si kuadër i Parisit “jes tem mon amour” deklaron në mes të Kuvendit të Kosovës se do të jetë president i të dyja vendeve, pëlcitni n paçi çfar mç bëni e pas kulisave ua zbut zemrën kosovarëve se nuk e pata me ju or vëllezër por t” ia pëlcas zmren Vuçiqit” (sic)… Ndërkaq në Tiranë një ambsador I respektuar ra cope duke folur, duka ua tërhequr vërejtjen e madje edhe ua përmendi “peshqit e mëdhenj”, kurse ministri I punëve të brendshme është nën hetime nga Brenda e nga jasht, se po vazhdojnë negociatat për Detin dhe nuk dihet me saktësi sa ujë e sa rërë I dha Shqipëria Greqisë e cila sa herë do e injoron “folen e shqipeve” si të dojë e kur të dojë, ndërkaq që Tirana zyrtare nuk merr guximin që në nivele ndërkombëtare ta hap njëherë e mirë çështjen e Çamërisë!
As në Maqedoni situata me shqipëtarët nuk është më e mirë. Atje vazhdojnë ndasitë ndërpartiake. Nga Marrëveshja e Ohrit të thuash se nuk u realizua asgjë, sidomos pas vdekjes se liderit intelektual dhe që dinte çfarë donte, Arben Xhaferi…. E vetmja gjë që mund të lavdrohen shqiptarët e Maqedonisë është realizimi kushtetues I barazisë së gjuhës shqipe me atë maqedone dhe si e tillë hyri në përdorim zyrtar.Tash po aktualizohet çështja e regjistrimit të popullësisë e të shohim sa të (pa) organizuar do të jenë shqiptarët e Maqedonisë për këtë çështje domethënëse dhe shumë të ndjeshme.
Parti e subjekte të ndara politike edhe në Krahinën e Ulqinit, Tivarit, Malësisë së Tuyit, Ana e Malit, e Vuthajve, e Plavës, e Gucisë e për të vazhduar me të njejtin trend fatkeqësisht edhe në Luginën e Preshevës ku dy parti bashk vështirë se ia del t’i bashkoj njeri, kurse pushteti i Beogradit duke parë këtë përqarje kollaj e ka të realizoj politikat e veta sunduese dhe të luaj rolin e vazalit…Kur jemi te Lugina e Preshevës, ata kërkuan mbështetje nga Shqipëria por edhe nga Kosova, fjalë e premtime e vizita për fotografi që I plasuan në portale, të thuash se pak gjë mjerisht u realizua!
Të dalim në Kosovë: Presidentin njëherë na e zgjodhën të tjerët, herën e dytë dështuam dhe patëm president për të vetmin një muaj (35 ditë), kurse këtë të fundit memzi i tubuam votat, dikush ia pa hajrin me voten që dha shkoi ambasador atje ose pak më atje, dikush ndërtoi objekte private dhe ua lëshoi me qëra organeve shtetërore!
Dhe, korrupsioni po na grryen jo vetëm kokën por edhe atë që kemi krijuar para luftës e pas luftës. Kemi parti politike që nuk ka force që të reformohet qëkur ka përfunduar lufta, I kanë votat e sigurta në vatrat e tyre, parakalojnë deputetë të njejtë, me ngritje të dobët intelektuale dhe profesioniste por e kanë një të mirë që nuk dijnë t ia kthejnë fjalën shefit t’I thonë JO! Këtu s’ ka JO por vetëm po, që dikur Baca Adem ua pat thënë në fytyrë disa ndërkombëtarëve se ju doni vetëm “YES MEN”. Me ‘jes mena’ jemi mbushur që nga mahalla e deri në maje të shtetit! Vështirë e ke të depërtosh nëse ke kryer shkollë në perëndim dhe je i aftë, por nuk ke krah, nuk ke luftuar si ata që I fryen listat e veteranëve…
E nëse SOVRANIT (demek popullit) një ditë i vien deri në maje te hundës të gjitha këto dhe me metoda demokratike e shpreh vullnetin dhe pakënaqësinë e vetë përmes votës por pse jo edhe revoltave e protestave që vetë I organizon e vet I udhëheq e jo aso që për një maje mali na lanë pa liberalizim të vizave dhe kemi mbetur të ngujuar si delet në shtallë në mes të Ballkanit, kur grekët lëvizin, bullgarët poashtu, rumunët qe sa vjet, Mali i Zi futi kokën nën ambrelën e NATO-së, pastaj të lirë lëvizin shqipëtarët e matan Drinit, siç do të thoshte Dritëro Agolli e deri te Serbët e Beogradit që krenohen se janë më evropianë se na kosovarët, pasi ka 10 vite që ua kanë hequr vizat se jana[ m[ bashkëpunues, kësshtu po shprehën krerët e BE-së!?
Me gjerat e liga, hajni, korrupcion e faqe të tjera të zeza të merret gjyqësia e prokuroria se mjaft kanë ndenjur në gjumë, se mjaft kanë qenë TË KAPURA NGA POLITIKA NË PUSHTET . kurse të përshpejtojnë me reformimin e partive brenda përbrenda të merren ata që njohin sistemin politik në botën e civilizuar, ata që kanë gabuar dihet ku e kanë vendin, ata që janë lodhur e nuk kanë qitur gjë në dritë le ta lëshojnë rrugën se ky vend e kjo rini e ky popull mjaft ka duruar, po duan ta zën hapin me pjesët e tjera të Evropës e cila shekuj më parë iuante lojën me hile me këtë pjesë të Ballkanit, pram ë së pari me tokat shqiptare që gati që s kishin Zot të vetëvetes, tash po shihjet se e ka seriozisht dhe me zemër pasi ka shtrirë dorën e ndihmes dhe po brengoset me humbjen e hapit tonë drejt Burkselit. Këtë po e kërkojnë edhe miqët amerikanë të cilët nga vitet e 90-ta ishin me ne dhe para nesh duke na dëshiruar një stabilizim të mirëfilltë e mbi të gjitha pas çlirimit një Liri të vërtetë të cilën fatkeqësisht ende nuk jemi duke e përjetuar sa e si duhet!
Sepse shume kohë kemi humbur duke u marr me vetëveten dhe punë boshe, cila mahallë po sundon atë katund, e cili katund po ia vë lakun atij qyteti…
Më e keqja është se LUFTËN E KEMI FITUAR, por nëse vazhdojmë kështu të gjitha parametrat flasin bindshëm se DO TA HUMBIM PAQEN! E kjo do të ishte një fatëkeqsi e madhe për ne, sidmos për një populll të vogël sic është populli shqiptar, pa dallim këtej dhe matan Drinit, siç e thoshte Dritëro, pastë ndjesë! Amen!