Këto ditë kur po zhvillohet Kupa e Botës në futboll “Rusia 2018″, mediet në Shqipëri kanë publikuar një letë të rrallë, kur udhëheqësi komunist shqiptar, Enver Hoxha, uronte Brazilin për fitoren e Botërorit në vitin 1970.
“Urime për fitoren e Kampionatit botëror. Fitorja e këtyre djemve të thjeshtë të popullit brazilian është një fitore e të gjithë proletariatit botëror, kundër imperializmit dhe revizionizmit”.
“Populli shqiptar ka qenë me mish e me shpirt në këto ditë pranë popullit brazilian dhe kombëtares së tij të futbollit, Rroftë populli brazilian, Lavdi marksizëm-leninizmit”, shkruante udhëheqësi komunist shqiptar.