“Let’s do it Kosova” cilëson si storie suksesi fshatin Dobërçan

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Edhe fshati Dobërçan, storie suksesi në Fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën” Fshati Dobërçan, i cili ndodhet në kilometrin e 12-të të rrugës Gjilan-Kamenicë është një nga fshatrat më të pastër në Kosovë.

Ai mirëmbahet nga Shoqata “17 Shkurti”, e cila është themeluar nga banorët e këtij fshati që jetojnë në Zvicër. Bëhet e ditur se 600 nga katër mijë banorët e fshatit jetojnë në kurbet. Mirëmbajtësit kujdesen për parkun e fshatit, varrezat, lumin si dhe ujitjen e pemëve në hapësira publika.

Në Dobërçan, fshatin ku jetojnë së bashku shqiptarë e turq, hapësirat e gjelbra janë të rregulluara dhe në rrugët e pastra me kubëza nuk mund të shihen mbeturina. Shoqata “17 Shkurti” përveç pagesës për mirëmbajtësit e fshatit, ka organizuar edhe një fushatë për ruajtjen, mbrojtjen dhe pastërtinë e ambientit.

Edhe në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, banorët kanë realizuar aksione për pastrimin dhe gjelbërimin e fshatit. Organizime të tilla të bashkësive lokale janë mesazhi më i mirë se si mund të kontribuohet për zhvillim të qëndrueshëm mjedisor. Forma të tilla të organizimit ndaj mjedisit na thërrasin të gjithëve që të jemi më të kujdesshëm ndaj tij. Modele të ngjashme të veprimit si të këtij fshati, do duhej ndjekur edhe bashkësi tjera lokale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme