“Let’s Do It Kosova”, përmbyllë aktivitetet e “Javës së Tokës” në Deçan

Peje | 27 Pri 2019 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Organizata Jo-qeveritare “Let’s Do It Kosova”, në kuadër të “Javës së Tokës” kishte organizuar aktivitete të shumta anë e mbanë Kosovës, duke  bërë aksione pastrimi dhe mbjellje fidanësh në shumë qytete.

Ndërsa sot, Aktivitetet e “Javës së Tokës” u përmbyllen në Komunën e Deçanit.

Ndërkaq, Kryetari i kësaj organizate Luan Hasanaj, përmes një postimi në Facebook, duke shprehur kënaqësinë e tij për punën e kryer, tha se fshatit Drenoc të Deçanit iu shtuan edhe dhjetra fidane të tjera

“Të lumtur, po i përmbyllim aktivitetet në kuadër të në komunën e Deçanit. Gjelbërimit të bukur brenda hapësirave të SHFMU “Sylë Alaj” në Drenoc të Deçanit, sot iu shtuan edhe dhjetëra fidanë të cilat i mbollëm bashkë me drejtorin, mësimdhënës e nxënës të kësaj shkolle.”, ka shkruar Hasanaj.

“Përveç mbjelljes së këtyre fidanëve, zhvilluam edhe një aksion pastrimi brenda dhe jashtë hapësirave të kësaj shkolle.. Bashkë me ne ishte edhe kryetari i fshatit të Drenocit, si dhe përfaqësuesi i kompanisë së pastrimit në komunën e Deçanit.”

“Fidanët e mbjellura ishin dhuratë nga fidanishtja e dru frutorëve “Dinamanti” në Drenoc, për çfarë falënderojmë pronarin e kësaj fidanishteje, i cili po ashtu ishte prezent me ne. Po ashtu, falënderojmë edhe “Swiss Marketing Group” për ndihmën në organizimin e këtij aktiviteti.”, tha ai.

Në të njëjtën kohë Hasanaj ka uruar që shembulli i kësaj shkolle për përkujdesjen e shtimit të hapësirave të gjelbra dhe mirëmbajtjen e hapësirave brenda dhe jashtë shkollës të ndiqet edhe nga shkolla të tjera

“Urojmë që shembulli i kësaj shkolle për përkujdesjen e shtimit të hapësirave të gjelbra dhe mirëmbajtjen e hapësirave brenda dhe jashtë shkollës të ndiqet edhe nga shkolla të tjera në të gjitha komunat e Kosovës, si dhe kjo “Javë e Tokës” që po e lëmë pas të jetë vetëm një shembull se si duhet të kujdesemi për Tokën në 48 javë të vitit.”, thuhet më tej në postim.  



Postim i plotë i Luan Hasanajt:

Çdo ditë☘️#letsdoit #tapastrojmekosoven

Posted by Luan Hasanaj on Saturday, April 27, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme