Lëvizja Feministe Studentore kërkon arrestimin e profesorit Bekim Bejta: Hetimet të fillojnë menjëherë

Prishtinë | 12 Pri 2023 | 15:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Feministe Studentore ka protestuar nga Fakulteti i Filologjisë deri te Rektorati i UP-së, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar nga menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ta shkarkojnë nga pozita zyrtare si profesor i asociuar, Bekim Bejtën.

Madje ata thanë se Bejta duhet të arrestohet e të fillojnë hetimet për kërcënimet ndaj studenteve.

Anita Mjeku, një nga organizatoret, tha se Bejta përkundër akuzave ka vazhduar të ligjërojë, ajo tha se kërkojnë nga UP-ja përjashtimin e profesorit dhe nga policia e prokuroria tha se presin që profesorin Bekim Bejta, ta sjellin para drejtësisë.

“Sot jemi mbledhur për të kërkuar përgjegjësi institucionale nga menagjmenti i UP-së për normalizim dhe mbështetje ndaj dhunës tash e sa vite. Së fundmi ne u njoftuam nga mediat për raportimet e studenteve të Fakultetit të Filologjisë për dhunën sistematike të ushtruar nga profesori Bekim Bejta ndaj tyre. Këto raportime e dëshmi të studenteve nuk kanë mjaftuar që menagjmenti i UP-së të marr masa ndëshkuese e meritore ndaj profesorit Bejta. Sot ne kërkojmë nga UP-ja ta përjashtoj Bejtën nga pozita e profesorit, ndërsa nga policia dhe prokuroria kërkojmë që të veprojnë që to ofrojnë siguri studenteve të kërcënuar nga Bejta dhe ta sjellin atë para drejtësisë”, tha ajo.

Gjatë së mërkurës edhe Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë përmes një marshi simbolik kërkuan përjashtimin e Bejtës.

Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur që ta suspendojë përkohësisht profesorin Bekim Bejta nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP.

Sipas vendimit të Senatit, Bejta është suspenduar lidhur me shkeljet e vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentët. Suspendimi i përkohshëm është maksimalisht për 6 muaj, deri në një vendim përfundimtar.

LEXO EDHE:

Të ngjashme