Lëvizja Vetëvendosje (LVV) planifikon që shumë shpejt të aplikojë për t’u regjistruar si parti politike.
Dokumentacioni i nevojshëm për këtë, tashmë është marrë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Publicistët e kanë cilësuar ogur të mirë këtë zhvillim dhe e kanë parë atë si një hap tjetër të evoluimit të LVV-së. E në këtë subjekt politik kanë thënë se ndërrimi i statusit nga iniciativë qytetare në parti nuk do ta ndërrojë LVV-në.
Zyrtarë të saj kanë treguar arsyet e transformimit.
Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga LVV-ja, i ka thënë gazetës të enjten se kërkesa për regjistrim nuk është bërë ende, por se në ditët në vijim do të nisin procedurat për kalimin në statusin e partisë politike të regjistruar. (Koha Ditore)