Librin që Obama dëshiron që ju ta lexoni për të marrë vendime të mençura

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Shumë vite më parë, disa muaj para se të rizgjedhej president, Barack Obama kishte lexuar një libër mbi shkencën e vendimmarrjes dhe nga atëherë ai e konsideron atë libër si një nga të preferuarit e tij.

Libri, i quajtur “Thinking, Fast and Slow” nga Daniel Kahneman, tregon thellësitë e racionalitetit njerëzor të cilat mund t’jua transformojnë mënyrën se si mendoni për inteligjencën, transmeton Telegrafi.

Në këtë libër, Kahneman, psikolog i cili ka fituar çmimin Nobel dhe jo vetëm, i eksploron dy mënyra të të menduarit, të cilat ai i quan ‘System 1’ dhe ‘System 2’.

Sistemi i parë i të menduarit është diçka instinkte; Sistemi i dytë është më reflektiv dhe kërkon mendim më të thellë.

Shumicën e kohës, thotë Kahneman, vendimmarrja e njerëzve varet nga sistemi i parë i të menduarit, kur në të vërtetë njerëzit duhet t’i gjejnë disa sekonda për ta studiuar problemin që e kanë para se të marrin vendime.

Vlen të ceket se, në një intervistë për CNN, psikologu Kahneman kishte thënë se presidenti Obama është person që mendon ngadalë dhe që nuk e ndjekë instinktin menjëherë.

“Ai i merr në konsideratë shumë gjëra. Mendon shumë thellë”, duke aluduar se presidenti i përket grupit të njerëzve që mendojnë siç e rekomandon sistemi i dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme