Obama, Tramp dhe Jong “bashkë” nëpër rrugët e Hong Kongut (Video)

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 17:02 | Nga

Tre burra, imitues të presidentit të ShBA-së Donald Tramp, ish-presidentit Barak Obama dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong, shkaktuan të qeshura pafund dhe kaos gjatë xhiros së tyre nëpër rrugët e Hong Kongut. Njerëzit e grumbulluar rreth tyre për të bërë foto me trion e famshme bënë që trafiku të ndalojë.

“Mendoj se botës tani i mungon Obama. Është ndjesi e mirë të punosh pas administrimit të tij – thotë Rexhi Broun, imitues i Obamës.

“Më duhet të them se është nder i madh të ulem mes Obamës dhe Donald Trampit – thotë Houard X, imitues i Kim Jong.

“Njerëzit më thonë se duke si Trampi dhe unë kam shfrytëzuar mënyrën se si dukem për t’i bërë njerëzit të qeshin. Si do që të jenë kritikat e Donalad Trampit humori për atë është shumë zbavitës – thotëDenis Allen, imitues i Donald Trampit.

Trioja e imitueseve profesionistë ishte punësuar nga unioni “Rugby Sevens” në Hong Kong.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme