Liderët e Alternativës vizituan Haskukën

Prizren | 30 Dhj 2017 | 12:26 | Nga

Udhëheqësit e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda së bashku me ish-kandidatin për Kryetar të Prizrenit, Veton Qipa, vizituan kryetarin e ri të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Liderët e Alternativës e uruan Haskukan për detyrën e re si Kryetar i Prizrenit dhe njëkohësisht i ofruan mbështetje me të gjitha kapacitetet profesionale dhe intelektuale të Alternativës.

Gjithashtu, Kryetarja Mimoza Kusari-Lila, bazuar edhe në përvojën e saj qeverisëse, shprehu gatishmërinë që ta mbështesë Kryetarin Haskuka në punën për realizimin e planeve për mandatin 4 vjeçar, në funksion të zhvillimit më të hovshëm të qytetit të Prizrenit.

Të ngjashme