Lidhja e fortë e Kryeziut me Zuerichun

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 14:02 | Nga

Mirlind Kryeziu 11 vjet më parë kishte një mision tjetër për të kryer në klubin Zuerich. Qëndronte prapa portave kur Zuerichu luante ndeshje si vendas. Si 10-vjeçar kryente detyrën e mbledhësit të topave. Sot mbrojtësi 21-vjeçari është lojtar titullar te Zuerichu, me të cilën javën e shkuar fitoi Kupën e Zvicrës, që ishte e dhjeta e kësaj skuadre.

“Në klub është një lojtar që luan ende, të cilit ia kam mbledhur topat dhe tani po luaj me të”, tregon Kryeziu.

Lidhja e Kryeziut me Zuerichun vazhdoi të thellohej me kalimin e viteve. Si 16-vjeçar ka nisur praktikën në administratën e klubit. Punoi dy vjet, shkruan sot Koha Ditore.

“Kam kontrolluar sa është sasia e biletave, sa bileta shiten para lojës, sa të hyra ka klubi nga shitja e biletave, sa janë harxhuar për pije, ushqim, sigurim dhe gjëra të tjera që janë me vlerë në stadium”, thotë ai.

Për punët që ngarkohej Kryeziu edhe paguhej. Kjo praktikë lidhej me shkollimin që kryente në atë kohë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme