Lidhja e Qendrave për Punë Sociale drejt shuarjes, u mungon stafi e buxheti

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 09:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është takuar të enjten me përfaqësues nga Lidhja e Qendrave për Punë Sociale, raporton Ekonomia Online.

Nga kjo Qendër, thanë se ballafaqohen me shumë sfida, duke përfshirë numrin e vogël të stafit e deri te buxheti i pamjaftueshëm. 

Kryetari i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale, Blerim Shabani, ka kërkuar nga ky Komision që të ndërmarra masa ndaj kërkesave që i kanë ata, teksa shtoi se pas pesë kjo Qendër mund të përmbyset.

“Qendra vazhdon me sfida të mëdha, në mungesë të stafit dhe shumë çështje tjera. Nuk kemi buxhet për të përkrahur klientët me nevojë, përkundër adresimeve që i kemi bërë. Çështjet tjera sfiduese janë që përkundër që kemi pranuar një numër të madh të stafit, ne ende kemi staf të përgjysmuar dhe të gjithë ata që kanë dalë në pension, në raste të rralla janë plotësuar atë vende vakante, përkundër që është shtuar edhe më shumë puna”, tha ai.

“Vlera e pagës është 350-420 euro e ka pagën një profesionist i kësaj fushe, pra si të përkujdeset ai që ta kryejë punën si duhet. Nëse nuk reflektohet në këtë drejtim dhe nëse ju si institucione nuk reflektoni, Qendra për pesë vitet e ardhshme mund të përmbyset dhe mund të ketë probleme të mëdha. Nuk po them se mund të mbyllet por do të jetë shumë problem funksionimi i tyre”, tha tutje ai.

Ai ka kërkuar që në Projektligjin për Paga të jenë me status të veçantë.

Nga anëtarët e këtij Komisioni, thanë se prioritetet e kësaj Qendre do të adresohen më shumë kujdes.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku këkroi të di më shumë për përkrahjen nga komunat dhe kërkesat e Qëndresë.

“A ka dallim për përkrahje nga komuna në komunë, pasi siç e thatë ju pas decentralizimit jeni zvogëluar me staf që fillimisht me numër më të madh, por tash jeni duke u zvogëluar. Pra është e habitshme kur në kohën e rritjes së gamës së punës, ju po zvogëloheni si staf”, tha ai

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kërkoi të di se ku po i adresojnë kërkesat e tyre pas shuarjes së Ministrisë së Punës.

“A mund të na tregoni që pas shuarjes së ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kur po i adresoni ju kërkesat e juaja, dhe si po e shihni ju këtë çështje”, pyeti Zemaj.

Por shuarjen e këtij dikasteri e quajti të dëmshme vetë kryetari i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale, Blerim Shabani, raporton EO.

“Ka qenë ministria e cila fatkeqësisht është shuar ose janë bashkua. Nuk kemi qenë të lumtur sepse përkundër sfidave, mirëqenia sociale ka pas adresim, pra shuarja është e dëmshme”, tha ai.

Të ngjashme