Çelësi i të jetuarit gjatë gjendet pikërisht te shoqëria

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Ka disa gjëra që shkenca i shpjegon mjaft mirë kur vjen fjala te përmirësimi i jetës dhe rritja e gjatësisë së saj. Mund t’ju ketë rastisur të lexoni nga ekspertë të fushës se kafeja dhe djathi, kur merren në masën e caktuar mund të jenë një vlerë e shtuar në jetëgjatësinë tuaj.

Gjithashtu një tjetër detaj që ju tashmë e dini që ndikon në përmirësimin e jetës është aktiviteti fizik. Sa artikuj mund të keni lexuar mbi avantazhet që sjell një jetë e pasur me vrap, ushtrime dhe aerobi?

Por ky artikull nuk ka ndërmend t’ju tregojë mbi gjëra që tashmë i keni lexuar dhe mësuar përmendësh. Sot do të mësoni se një tjetër detaj shumë i rëndësishëm për jetëgjatësinë tuaj është pikërisht shoqëria që ju zgjidhni.

Studimi i ri mori përsipër të pyesë më shumë se 280,000 njerëz në rreth 100 shtete të ndryshme të botës dhe doli në konkluzionin se njerëzit që i jepnin shumë rëndësi shoqërisë dhe i dedikonin një pjesë të mirë të ditës asaj ishin më të lumtur dhe më të shëndetshëm sesa personat që ishin më pak socialë.

“Gjatë rritjes dhe maturimit tonë, rrethi i miqve sa vjen e zvogëlohet, por kjo nuk do të thotë se jeta jonë bëhet më e mërzitshme, përkundrazi, jeta jonë fillon dhe bëhet më e shëndetshme për të vetmin fakt sepse mbesin aty personat më të rëndësishëm të shoqërisë. Ata të vërtetit, që vitet nuk i marrin me vete.

Ata po, janë një vlerë e shtuar në jetëgjatësinë tuaj me gjithçka ata japin e marrin me ju”, është shkruar në raportin final të studimit, i cili mban emrin e doktorit William Chopik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme