Dhurata “kreative” për Shën Valentin

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 19:59 | Nga

Në një grup shoqëror ndodh zakonisht që një të jetë single, i cili duhet të përballojë Shën Valentinin dhe çokollatat në formë zemre kudo.

Por, kush më shumë se njerëzit single kanë nevojë për dashuri? Ndaj, në 14 Shkurt mendoni edhe për ta, pasi dilemën për dhuratat jua kemi lehtësuar:

Shoqja dhe fytyra e saj do t’ju jetë mirënjohëse nëse i dhuroni disa maska rigjeneruese për lëkurën.

Mund të zgjidhni një hoodie të gjerë me push që do ta mbajë ngrohtë në ditë të ftohta si këto.

Ëmbëlsirat nuk i refuzon asnjë, por mos harroni të shtoni një kartolinë!

Për këta jastikë nuk po flasim…

Bluzat e stampuara janë gjithashtu shumë të lezetshme. Dhurata do të ketë më shumë vlerë nëse është e personalizuar.

Nëse ai/ajo është i dhënë pas kafes ose çajit, dhurojini një filxhan po ashtu të personalizuar.

Por, normalisht që mund të guxoni edhe me një dhuratë të tillë plot humor.

Të ngjashme