Fëmijët që hanë peshk lexojnë më mirë

Prishtinë | 12 Dhj 2023 | 23:10 | Nga Ekonomia Online

Një hulumtim i ri thotë që fëmijët që hanë më shpesh peshk dhe vaj peshku mund të jenë lexues më të mirë se sa moshatarët e tyre.


Hulumtuesit zbuluan se aftësia e fëmijëve për të lexuar është përmirësuar dukshëm pas konsumimit të Omega 3.

Acidet yndyrore omega-3 gjithashtu janë shoqëruar në mënyrë të pavarur me gjumë më të mirë dhe inteligjencë të shtuar.

Ekspertët thonë se gjetjet ritheksojnë rëndësinë e konsumimit të rregullt të acidit yndyror në dietat e fëmijëve, përmes vajit të peshkut, si peshkut salmon, peshkut tuna dhe sardeleve.

Të ngjashme