Gjashtë ushqime të shkëlqyeshme për një fytyrë të bukur

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 09:44 | Nga

Pamja e lëkurës varet kryesisht nga ushqimi, sepse konsumimi i ushqimit të shëndetshëm dhe shmangia e ushqimit të pashëndetshëm kanë efekt shumë pozitiv. Çdo gjë që hani do të manifestohet në lëkurën dhe fytyrën tuaj, ndërsa “superushqimi” dhe disa ushqime të caktuara do të ndihmojnë që lëkura dhe fytyra juaj të duken bukur kur i aplikoni në formë të maskës.

Bollguri mund të përdoret si një produkt për bukuri për të gjitha llojet e lëkurës. Maskat për fytyrë nga bollguri përdoren për zbardhjen dhe shkëlqimin e lëkurës. Në bollgur mund të shtohet edhe mjalti dhe qumështi i bajameve. Bollguri mund të përdoret gjithashtu për pealing dhe gjatë larjes, ndërsa është i shkëlqyer për lëkurën që u nënshtrohet puçrrave, sepse e absorbon yndyrën nga sipërfaqja e lëkurës.

Qeskat e ftohta të çajit të gjelbër e lehtësojnë dëmtimin e lëkurës pas djegieve nga dielli dhe ekspozimin e gjatë ndaj rrezatimit ultraviolet. Gjithashtu e rrisin kolagjenin në lëkurë dhe e ngadalësojnë plakjen. Merrni dy qeska të përdorura të çajit të gjelbër, mbajini ato në frigorifer për 30 minuta dhe pastaj vendosni në kapakët e syve. Kjo është efektive për largimin e qeskave të syve, sepse çaji i gjelbër përmban edhe vitaminë K.

Farat Çia janë të pasura me fibra, proteina, vitaminë E dhe acide yndyrore omega. Këto fara janë një përbërës i rëndësishëm i shumë kremrave dhe serumeve hidratuese. Farat e përziera me vaj të kokosit janë një serum i shkëlqyeshëm për lëkurë dhe hidratimin e saj, transmeton koha.net.

Uthulla e mollës është shumë efektive në largimin e lëkurës së vdekur, dhe gjithashtu vepron për ta forcuar lëkurën. Përzieni një lugë çaji të uthullës së mollës me dy gota ujë dhe lëreni në frigorifer. Aplikoni dy deri tre pika të kësaj përzierje para se të shkoni për të fjetur, dhe lëkura juaj do të bëhet më e shtrënguar me kalimin e kohës.

Avokado njihet për efektet e saj pozitive dhe përdoret për të bërë maskë fytyre. Ajo e mënjanon lëkurën e vdekur dhe e hidraton lëkurën, ndërkohë që përmban vitamina A dhe E. Këto vitamina veprojnë si antioksidantë. Pra, avokado është efektive në luftimin kundër lëkurës së thatë, ndërkohë që edhe e ngadalëson plakjen.

Manaferrat Acai janë një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve dhe ato i parandalojnë radikalet e lira nga sulmet dhe dëmtimi i qelizave të lëkurës. Përzieni një filxhan të luleshtrydheve të shtypura me pluhur të manaferrave acai dhe aplikoni në lëkurë të pastër dhe të lagësht, rezultatet do të jenë të pabesueshme. Kjo përzierje e ngadalëson plakjen e lëkurës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme