Gjëra që do t’ju ndihmojnë të qetësoni ankthin në kushtet e shtëpisë

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Ankthi është kthyer në një problem shumë të madh në ditët e sotme, kur teknologjia, rrjetet sociale dhe shumë gjëra të tjera kanë një ndikim të madh në psikologjinë e njerëzve.

Është e rëndësishme që t`i kushtoni vetes tuaj pak kohë për t`u qetësuar, sidomos në rastet kur ndiheni të lodhur dhe të mbingarkuar. Ka disa ilaçe që mund të përdorni për të kuruar ankthin, por ekzistojnë edhe disa mënyra natyrale që mund t`i përdorni për ta qetësuar atë në kushte shtëpie.

Relaksohuni në vaskë

Relaksohuni në vaskë (ose në pamundësi edhe në dush). Uji i ngrohtë do të rrisë temperaturën e trupit dhe do të qetësojë muskujt duke ulur ankthin dhe duke rritur humorin, shkruan class.al. Shtoni vajra esencial, ndizni qirinj për ta bërë edhe më relaksues momentin.

Pini çaj kamomili

Çaji i kamomilit njihet për vetitë e tij qetësuese, pasi ul nivelin e stresit dhe ju ndihmon për një gjumë të qetë.

Meditoni

Hapi i parë për të qetësuar ankthin është të bllokoni mendimet. Gjeni një vend të qetë dhe krijoni një ambjent të përshtatshëm për meditim. Do të ndiheni shumë herë më të relaksuar.

Nuhasni levandër

Aroma e levandrës është një ilaç natyral për largimin e ankthit dhe depresionit.

Ushtrohuni

Përveçse ju ndihmon të mbani trupin në formë, aktiviteti fizik ju ndihmon edhe për të larguar ankthin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme