Kujdes me përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 14:54 | Nga

Konsumimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk përbën rrezik për ju dhe fëmijën, megjithatë nuk duhet t’ja teproni.

Sipas një studimi të Universitetit të Mjekësisë në New York, nënat që kanë konsumuar paracetamolë në masë më të madhe gjatë shtatzënisë, ishin të prirura të lindnin fëmijë që flasin me shumë vonesë. Studiuesit analizuan fëmijët deri në muajin e 30-të të jetës dhe 59% e grave që kishin përdorur paracetamol që në muajt e parë të shtatzënisë. 10% e fëmijëve pjesëmarrës në studim, rezultuan se kishin çrregullime gjuhësore e fillonin të flisnin me shumë vonesë, krahasuar me të tjerët.

Çrregullimet gjuhësore
Ekspozimi i foshnjës ndaj paracetamolit në shtatzëni rrit gjasat për çrregullime gjuhësore për gjashtë herë më shumë se fëmijët e tjerë. Këto rezultate janë në përputhje të plotë me studime të mëparshme, të cilat tregojnë se përdorimi i paracetamolit në shtatzëni sjell reduktim të koefiçientit të inteligjencës dhe probleme që lidhen me komunikimin.

Hiperaktiviteti
Qarkullojnë gjithashtu disa hipoteza, sipas të cilave abuzimi me paracetamol nga nënat shtatzanë, mund të shkaktojë edhe çrregullime të tjera tek fëmija si hiperaktiviteti. Diçka e tillë ende nuk është vërtetuar, deri tani këto janë vetëm hipoteza.

Doza e lejuar
Specialistët e shëndetit këshillojnë që të mos abuzohet me paracetamolin dhe me asnjë ilaç tjetër, sidomos gjatë periudhës së shtatzanisë. Gjithmonë duhet të këshilloheni me mjekun e të mos vendosni vetë çfarë ilaçi dhe në çfarë sasie ta merrni. Aktualisht doza maksimale ditore e paracetamolit për të rriturit është tre gram, e ndarë në tre doza ditore çdo tetë orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme