Ky është ushqimi çudibërës që ul rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Egjiptianët e lashtë besonin se konsumi i kërpudhave sillte jetë të gjatë.

Sot, studiuesit kanë arritur të konfirmojnë këtë besim. Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Australisë Perëndimore, ngritën një kërkim në mbi 2000 gra kineze, gjysma e të cilave vuante nga kanceri i gjirit.

Nga analizimi i të dhënave të mbledhura, gratë që konsumonin vetëm 10gr kërpudha të freskëta çdo ditë, kishin 64% më pak rrezik të prekeshin nga kanceri i gjirit. Në këtë studim, konsumi i kërpudhave të thata kishte përgjysmim të efektit mbrojtës.

Fakti me impresionues ishte se, gratë që kombinonin konsumin e kërpudhave me çaj jeshil, kishin një mbrojtje akoma më të madhe, duke rrëzuar rrezikun me 89%.

Përse kërpudhat luftojnë kancerin? Kërpudhat mendohet të mbrojnë kundër kancerit të gjirit dhe llojeve të tjera te varur nga hormonet, duke penguar enzimën “aromatase” e cila prodhon estrogjen. Kërpudhat janë një nga ushqimet e rralla që e pengojnë këtë enzime, një tjetër është shega, transmeton living.al.

Dhe disa varietete, fare lehtë të gjindshme, si kërpudhat e bardha shampinjon apo portobelo, kanë një efekt anti-aromatase të fortë.
Por, kërpudhat kanë një efekt mbrojtës përtej kancerit të lidhur me hormone. Kërpudhat përmbajnë lektina të specializuara, të cilat janë gjetur të parandalojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kanceroze.

Cilat kërpudha kanë më shumë efekt anti-kancer?
Kërpudhat e bardha, portobelo, shitake, porcini, kanë të gjitha përbërës bioaktiv që lidhen me veprimtari anti-kanceroze. Këto fitokimikate pengojnë formimin e enëve të gjakut që ushqejnë masat tumorale, pengojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kancoregjene të stomakut, gjirit, kolonës dhe prostatës.

Me sa duket, kërpudhat e bardha janë ato që kane një efekt më të fuqishëm kundër kancerit të gjirit. Prandaj, konsumi i tyre i përditshëm mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm në ecurinë e shëndetit tuaj.

Ushqime të tjera që luftojnë kancerin e gjirit
Shegët, për të njëjtën veprimtari si kërpudhat.
Lakra dhe lulelakra – vendet që i konsumojnë më shumë kanë më pak prekje nga kjo sëmundje.
Çaji jeshil – efekti mbrojtës varet shumë nga gjene të caktuara.
Farat e linit: 25gr në ditë rezultuan në efekte pozitive, por të tjera studime nevojiten për ta përforcuar.
Buka e thekrës: me sa duket bashkëveprimi midis fibrave, vitaminave, lignaneve dhe acidit fitik, e bëjnë bukën e thekrës unike në mbrojtjen kundër kësaj sëmundje.
Thjerrëzat dhe fasulet, arrat, boronicat, spinaqi, vezët dhe salmoni, rezultojnë aleate të çmuar të shëndetit të gruas për sa i takon kancerit te gjirit.
Vitamina D: disa studime pro dhe retrospektive sugjerojnë se nivelet e vitaminës D në gjak më pak se 20ng/ml, lidhen me 30-50% më shumë rrezik nga kanceri i gjirit.

Të ngjashme