Të mirat e panjohura të vajit të kokosit

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 20:30 | Nga

Ne përdorim vajin e kokosit në përditshmëri për shumë gjëra por kjo nuk është e tëra. Ky vaj është efektiv në shumë përdorime të tjera, të cilat ju nuk i keni ditur.

Si zbardhues dhëmbësh – Vaji i kokosit ka veti pastruese për dhëmbët dhe përveç për ti zbardhur dhëmbët, është zgjidhje e mirë edhe për problemet tjera të shëndetit oral.

Ilaç për pickimet nga insektet- Mund të ndaloj kruarjen dhe djegien si dhe të përshpejtoj procesin e shërimit.

Lufton zbokthin- Vepron direkt ne skalp duke zbutur lëkurën e thatë dhe lehtëson simptomat e zbokthit. Gjithashtu kontrollon  tajitjen nga skalpi që është një tjetër faktor që shkakton zbokthin.

Losion pas rrojës – Ndihmon për të shëruar lëkurën tuaj pas rroje. I mrekullueshëm për djegie nga rroja!

Lufton shenjat e plakjes – Duke aplikuar vaj kokos direkt në shenjat e plakjes, ndihmon që ato të zhduken.

Pastrues i lëkurës- Përzini vajin e kokosit dhe kripën dhe fërkoni lëkurën! Kjo do të bëjë që lëkura e juaj të jetë super e butë. Ju mund të shtoni vajra esenciale për ta arritur një aromë specifike.

Si krem anti-djegie – Aplikoni vajin e kokosit në vendin e djegur dhe vazhdoni këtë metodë deri sa lëkura juaj të shërohet plotësisht. Kjo madje ndihmon që të zvogëloni shansin e shenjave që mbesin pas djegieve.

Si deodorant – Vaji i kokosit i vetëm mund të përdoret si deodorant por arrin efekte edhe më të mira nëse kombinohet me pluhur nga mielli i misrit dhe sodë buke.

Për të pastruar fytyrën– Përzieni me vaj ulliri, vaj almondi, vaj avokadoje dhe përdoreni në formë sapuni për të larë fytyrën. Në fytyrën e lagur, fërkojeni atë për dy minuta dhe pastaj lajeni dhe thajeni. Një lugë çaji është e mjaftueshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme