Turmerik dhe argjilë – trajtimi ideal për çdo fytyrë

Prishtinë | 08 Gus 2022 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Trajtimi i fytyrës me turmerik dhe argjilë jeshile ka veti antiflamatore duke ndihmuar kështu lëkurën të fitojë balancat e saj.

Nëse keni një fytyrë delikate dhe me probleme e dini fare mirë se sa e vështirë është të gjesh produktet e duhura.

Maskat apo trajtimet shpesh duket sikur nuk kanë asnjë efekt mbi aknet, yndyrën apo rrudhat.

Kjo sepse nuk keni gjetur ende të duhurën për ju.

Nëse doni një trajtim që është ideal për të gjitha fytyrat atëherë provoni sugjerimin e AgroWeb.org.

Trajtimi i fytyrës me turmerik dhe argjilë jeshile ka veti antinflamatore duke ndihmuar kështu lëkurën të fitojë balancat e saj.

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij trajtimi natyral.

Përbërësit

1 lugë çaji turmerik (e gjeni si erëzë pluhur në dyqane)

1 lugë gjelle argjilë jeshile (e gjeni në farmaci)

2 lugë çaji uthull molle

Përgatitja

Në një enë të thellë shtoni të gjithë përbërësit duke shtuar fillimisht përbërësit e thatë.

Pas turmerikut dhe argjilës, shtoni edhe uthullën e mollës dhe përziejeni përbërjen me një lugë druri.

Kini parasysh që nuk këshillohet metali, pasi ndërhyn në përbërjen e maskës duke bërë që argjila të humbasë vetitë e saj.

Formoni kështu një pastë homogjene në formën e një kremi të trashë dhe vendoseni në fytyrë të pastër, duke evituar rrathët e syve dhe pjesën e sipërme të buzës.

Aplikojeni edhe në qafë deri ne dekolte nëse ju mbetet akoma masë.

Mbajeni maskën në fytyrë për 10-15 minuta derisa të thahet.

Gjatë këtij procesi do ta ndjeni edhe lëkurën teksa thahet dhe tërhiqet, por është një proces normal i trajtimit.

Më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët, derisa e gjithë maska të jetë pastruar dhe vendosni një krem hidratues apo ndonjë serum rigjenerues.

Nëse ju mbetet ndopak produkt nga maska që krijuat, mund ta ruani të mbyllur në frigorifer deri në katër ditë.

Të ngjashme