Liga e Kampionëve: Feronikeli i mëson kundërshtarët në rundin preliminar

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Kosovës, Feronikeli i ka mësuar emrat e kundërshtarëve në rundin preliminar në përpjekje për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Stadiumi Fadil Vokrri në Prishtinë do të jetë nikoqir i rundit preliminar për kualifikim në Ligën e Kampionëve nga 25 deri më 28 qershor.

Linkoln Red Imps, Santa Coloma dhe Tre Penne janë kundërshtarët e Feronikelit në këtë rund, shorti për të cilin do të hidhet më 11 qershor.

Nikli e fitoi dupletën vendore, duke e siguruar titullin në Superligë në ditën finale të kampionatit dhe Kupën e Kosovës pak ditë më parë.

Ky rund ka dy ndeshje gjysmëfinale dhe një finale. Fituesit e dy gjysmëfinaleve takohen në finale, ndërsa fituesi i këtij rundi kalon në rrethin e parë kualifikues.

Për ta arritur misionin e pamundur, kualifikimin në Ligën e Kampionëve, klubi nga Drenasi duhet ta kalojë këtë rund, pastaj tri runde të tjera kualifikuese dhe play-offin. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme