Liga e Kombeve, kapiteni Rrahmani në formacionin e javës

Prishtinë | 16 Tet 2024 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Kosova e ka arritur mbrëmë një fitore goxha të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” në “Fadil Vokrri” e mposhtën Qipron me rezultat 3:0.

Njëri nga golashënuesit e ndeshjes ishte edhe kapiteni Amir Rrahmani, i cili ndonëse qendërmbrojtës realizoi sikur të ishte sulmues.

E pikërisht Rrahmani, është futur në formacionin e javës sipas faqes së njohur Sofascore.

Aty, mbrojtësi i Napolit u vlerësua me notën 8.4.

Po në 11-shen e javës është edhe shqiptari tjetër Isak Alimi, i Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme