Liga e Kombeve e UEFA-s sjell shumë të mira për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Kjo ligë do të nisë të zhvillohet prej shtatorit të vitit të ardhshëm, ndërsa rrit gjasat e Kosovës që të kualifikohet për ngjarjen e parë të madhe të futbollit, përkatësisht për “Euro 2020”, shkruan , shkruan sot Koha Ditore.
Në fakt Kosova, sipas përzgjedhësit Albert Bunjaki, e ka synim kualifikimin në “Euro 2020”, pasi ka nisur keq ciklin e parë eliminator, atë për Botërorin e vitit 2018. Me një barazim e tri humbje, Kosova tashmë është pa gjasa për t’u kualifikuar për botëror.