Ligjet për të drejtat e njeriut s’po implementohen, ishin kriter për liberalizim

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 10:54 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Artpolis kanë prezantuar raportin “Një sistem i shfrytëzuar pak: Gjendja aktuale e kornizës së të drejtave të njeriut në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë raport thuhet se nga viti 2015 Kosova ka adoptuar të ashtuquajturën “pako të ligjeve për të drejtat e njeriut”.

Sipas të dhënave të këtij raporti shumica e parimeve në lidhje me barazinë dhe të drejtat e njeriut të BE-së janë zhvendosur drejtpërdrejtë edhe ne legjislacionin e Kosovës.

Raporti thotë më tej se një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore janë përpiluar dhe adoptuar nga institucionet e Kosovës me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të standardeve mbi të drejtat e njeriut në Kosovë, duke mbulua në këtë mënyrë rastet e diskriminimit dhe barazisë gjinore si dhe fuqizimin të organeve që merren me të drejtat e njeriut dhe mandatit të Institucionit të Avokatit të Popullit.

Por rezultatet mbeten të vogla kur është fjala në implementim, ngase këto ligje u hartuan se ishin njëri nga kushtet për liberalizimin e vizave, tha Ariana Qosaj-Mustafa, nga KIPRED njëkohësisht, edhe menaxhere e këtij, raporton EO.

“Këto ligje kanë ardhur nga kërkesa për liberalizim vizave. Në Kosovë ka diskriminim të madh, por bashkë me organet relevante dëshirojmë që të ndihmojmë”, ka thënë ajo.

Franciso Jose Garcia Martinez, autor i raportit, foli për rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Sipas tij, Avokati i Popullit i rekomandon Kuvendit të gjetura të ndryshme, por Kuvendi vendos kur t’i imlementoj ato. Kjo sipas Martinez e shmang nepotizmin, por e ngarkon Kuvendin me punë të tjera.

Të ngjashme