Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS) shpreh shqetësimin e tij lidhur me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve Ligji Nr. 06/L-084, i cili është miratuar më datën 27 qershor 2019, në Kuvendin e Republikës, ndërsa pritet të hyjë në fuqi më datë 27 qershor 2020.
Instituti konsideron se ky ligj, përveç që ka mangësi në strukturë, qëllim dhe përmbajtje, përmban edhe 11 nene të cilat praktikisht janë të pazbatueshme, apo edhe në kundërshtim me ligje të tjera, për të cilat IZHPS (Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale) ka bërë vërejtje në institucione edhe me herët, por nuk ka vërejtur reagime nga institucionet gjegjëse për këto vërejtje .
IZHPS (Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale), vlerëson se mangësitë e këtij ligji kanë rrjedhur si pasojë e pikave si më poshtë:
Instituti, gjithashtu konsideron se nuk janë bërë përgatitjet për fillimin e zbatimit të këtij Ligji, siç janë: zhvillimi i akteve përcjellëse apo formimi i këshillave dhe komiteteve të parapara me Ligj, ngritja e shtëpive për fëmijë edhe përkundër hapësirës se madhe kohore prej 1 viti prej datës se nënshkrimit dhe shpalljes në Gazetën Zyrtare. (Shpallur me dekretin Nr. DL-146-2019, datë 12.07.2019 nga Presidenti i Republikës së Kosovës).
Të gjitha këto vërejtje, IZHPS i ka adresuar, më datë 22 Qershor tek institucionet shtetërore, komisionet parlamentare dhe institucioni i pavarur (Kuvendit te Republikës së Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës, Komisionit për Legjislacion, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komisioni për të Drejta të Njeriut, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Avokatit të Popullit).Pas adresimit të këtyre vërejtjeve presim që institucionet të cilave iu janë adresuar këto vërejtje t’i marrin seriozisht.
Vërejtjet për këtë ligj, të adresuara nga IZHPS (Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale), i gjeni të bashkangjitura në këtë komunikatë.