Në reagim ndaj miratimit të Ligjit për Paga, Sindikata e Kontrollerëve të trafikut ajror dhe shoqata sindikale e punëtorëve të kontrollit ajror, njofton të gjithë pasagjerët që fluturojnë për dhe nga aeroporti i Prishtinës, që në shenjë pakënaqësie ndaj mospërmbushjes së kërkesave të kontrollerëve të trafikut ajror në Ligjin për Paga, që nga sot do të ofrojnë vetëm shërbime bazike.
Shërbimi bazik nënkupton se të gjithë aeroplanëve komercial nuk do t’i ofrohet asnjë shërbim shtesë që do të rezultojë me shkurtimin e kohës së fluturimit (si rezultat çdo fluturim do të vonohet së paku 20 minuta në shkuarje dhe ardhje).
Ky është vetëm hapi i parë në shenjë proteste i kontrollerëve deri në realizimin e kërkesës së vetme për largimin nga Ligji i Pagave i agjencisë së shërbimeve të navigacionit ajror i cili është agjencion me të ardhura vetenake dhe që duhet të qëndrojë i pavarur sipas të gjitha praktikave dhe ligjeve të Bashkimit Evropian.