Ligji për Sigurimet Shëndetësore do të zbatohet nga 1 janari 2017

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 10:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka prezantuar para kabinetit qeveritar planin sesi do të mblidhen premiumet për sigurimin shëndetësor.

Nga 1 janari i vitit 2017, do të fillojë së zbatuari Ligji për Sigurimet Shëndetësore.

Sipas këtij ligji të gjithë punëtorët në Kosovë do të paguajnë 7 për qind të pagës se tyre bruto për sigurimin publik shëndetësor.

“Ju tash e dini që është themeluar fondi i sigurimit shëndetësor dhe kohëve të fundit kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Postën dhe Telekomin e Kosovës për shkërbimet postare për nevojat e fondit, e cila është fjala për shërbimet e qytetarëve në lartësi prej 2 eurove për anëtarë të familjeve, të cilat nuk janë të punësuar ose janë me skema sociale”, tha Rrahmani.

Ministri Rrahmani u shpreh se disa disa aktivitete rreth këtij ligji duhet të përfundojnë deri me datën 31 mars të vitit 2017, e cila ka të bëjë me rimbursimin të pakos bazike të barnave.

Të ngjashme