“Me Ligji u krijua monopol për shitjen e barnave”

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 14:49 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion”, Instituti Columbus ka paralajmëruar se nesër do të bëhet prezantimi i hulumtimit “Keqpërdorimi me tender të barnave në Ministrinë e Shëndetësisë”.

Dardalin Selimajn, nga instituti Columbus, tha se nesër në raportin e tretë do të trajtohen problemet në shëndetësi të cilat kanë të bëjnë me blerjen e barnave në sektorin publik dhe sfidat e Shëndetësisë në Kosovë.

Saranda Ramaj si autore e hulumtimit ka dhënë detaje në lidhje me raportin “Farmaceutika pa ilaç”, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, me Ligji u krijua monopol për shitjen e barnave dhe se për 250 produkte ku çmimi nga 70 cent në treg për spitale është rritur në 17 euro.

“Raporti ka evidentuar shkelje të shumta me vlera milionëshe me dhjetëfishin e çmimit të barnave të cilat nuk janë në përputhshmëri me çmimin real. Behët do të kërkojmë përgjigje prej zyrtarëve sepse nga kjo rrugë nuk dilet lehtë sepse me ligji janë krijuar monopolet për shitjen e barnave. Po flasim për 250 produkte ku çmimi nga 70 cent për spitale është rritur në 17 euro”, ka thënë Ramaj.

Ajo ka thënë po ashtu se lista e barnave esenciale në spitale mungojnë.

Të ngjashme