Likaj: Librat për nxënësit do të shpërndahen para 1 shtatorit

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 15:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë se këto ditë e presin vendimin e qeverisë për zbatimin e tre skenarëve si dhe kthimin e fëmijëve në bankat shkollore nga klasa 1-5, raporton Ekonomia Online.

Mes tjerash Likaj, pas takimit me drejtorët e DKA-ve, ka thënë se librat janë proces të shtypit dhe para datës 1 shtator do t’iu shpërndahen DKA-ve dhe pastaj nxënësve.

“Bordi këshillëdhënëses i Qeverisë së Kosovës kanë rekomanduar qe nxënësit e klasave 1-5 dhe parashkollorë të kthehen në bankat shkollore”.

“Takimi i sotëm ka qenë me drejtorët e DKA-ve me qëllim që të marrim një vlerësim për master-planin. Ne si qeveri ne do të marrim një vendim pasi që patëm një pajtueshmëri të plotë. Një vendim do ta marrim për këta tre skenarë që do të aplikohet varet nga situata që është në shkollë apo komunë”.

“Librat janë në proces të shtypit dhe besoj që para datës 1 shtator do të shpërndahen në DKA-të dhe pastaj t’iu shpërndahen nxënësve”, ka thënë Likaj.

Të ngjashme