Likaj para deputetëve: Do të jemi shumë të kujdesshëm në shpenzimin e parasë publike

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 12:13 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka miratuar raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MASH, Ramë Likaj është zotuar se do të jeë shumë të kujdeshshëm në shpenzimin e parasë publike.

“Çështja e klasifikimit të shpenzimeve është adresuar. Çështja e mangësisë për rregullimin e sistematizimit të pozitave të punës. Çështja e marrëveshjes së shërbimeve të veçanta, është ndërprerë dhe nuk është vazhduar”.

“Ne jemi duke punuar vazhdimisht për t’i zbatuar të gjitha rekomandimet që janë nxjerrë nga raporti i ZKA”, tha ai.

“Do të jemi shumë të kujdesshëm në shpenzimin e parasë publike”, ka shtuar Likaj.

Likaj ka thënë se do të iniciojë procedura për stafin e ministrisë që nuk respektojnë rregullat dhe ligjet.

Ai më tej ka shtuar se ka kërkuar nga sekretari që të respektohet orari i punës ngase në shumë raste edhe në orar të punës ka parë punojnë të ministrisë nëpër kafiteri.

“Gjetjet e auditorit janë shqetësuese, deri tash nuk kemi iniciuar ndonjë procedurë disiplinore për ndonjërin prej stafit por shumë shpejt do të iniciojmë në aspektin e mos dëgjueshmërisë”.

“Asnjë veprim nuk e kam marr me largu prej punë dhe nuk më ka interesuar secilës parti politike i përket, kam kërkuar që të respektohet orari i punës sepse i kam gjetur njerëzit edhe nëpër kafe”.

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha ka thënë se raporti i auditimit për këtë ministri është shqetësues. Ai ka thënë se këto parregullsi mund të adresohen në prokurori, por sipas tij, duhet vullnet nga udhëheqësit e MASh-it.

“Raporti i kësaj ministri është shumë shqetësues dhe ka shumë gjetje. Këto gjetje ka vend që mund të adresohen në prokurori dhe nëse këtë e kanë vullnetin mund ti zgjedhin këto.”

Deputetja e LDK-së Besa Gaxheri ka thënë se në raport është identifikuar një shumë mbi 1 milion euro si keqklasifikim i një kategorie jo adekuate, raporton EO.

“Raporti i auditimit ka gjetur që kontrollet mbi të hyrat zbatohen mirë ndërsa ato në shpenzime kërkojnë ende përmirësime”.

“Raporti ka identifikuar një shumë mbi 1 milion euro si keq klasifikim i një kategorie jo adekuate. A kanë universitet zyrtarë ligjor dhe a janë efektive?”, ka pyetur Gaxherri.

Ndërsa kryesuesi i komisionit Bedri Hamza ka kërkuar që të merren në konsideratë nga ministri Likaj vërejtjet dhe rekomandimet nga deputetët.

“Ministria e Arsimit ka nevojë mi aprovuar dokumentet e nevojshme, dhe rekomandimi jem është që të koncentroheni në kontrata dhe çështjet e prokurimit dhe te kontratat e shërbimeve të veçanta”.

Të ngjashme