Likaj paraqet në Qeveri master-planin për hapjen e shkollave, kërkon 9 milionë euro

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 16:23 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj në mbledhjen e Qeverisë ka thënë  se  nevojiten mbi 12 milionë euro për fillimin e vitit shkollor 2020-2021., raporton Ekonomia Online.

Ministri i këtij dikasteri, Ramë Likaj ka thënë se nga Qeveria e Kosovës kërkon 9 milionë euro, pasi që tha se pjesa tjetër do të sigurohet nga donatorë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon nga qeveria aprovimin e masterplanit për fillimin e planit për organizimin e mësimit në kohë pandemie për  vitin shkollor 2020-21 dhe përkrahje institucionale dhe financiare për realizimin e suksesshëm të këtij viti shkollor. Shuma e përgjithshme e llogaritura si shpenzime të jashtëzakonshme për vitin e ri shkollor, janë llogaritur të jenë 12 milionë euro, prej të cilave 1 milion euro pritet të mbulohet nga donatorët, ndërsa 1 milion e 400 mijë mbulohet nga kursimet e ministrisë sonë. Prandaj mbetet shuma mbi 9 milionë euro që duhet të sigurohen nga ana e Qeverisë, përkatësisht nga fondi për rimëkëmbje ekonomike”, tha Likaj.

Të ngjashme