Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me Jakup Krasniqin, për të cilin sot është bërë e ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale, kanë zgjedhur që ta vizitojnë Grykën e Kaçanikut, së bashku me aktivistë të Nismës.
Limaj ka shkruar në Facebook se së bashku do të ngadhënjejnë edhe në betejat e radhës, cilat do qofshin ato.
“Në Grykë të Kaçanikut së bashku me aktivistët e NISMËS Socialdemokrate të rajonit! Ne nuk njohim humbje. Së bashku do të ngadhënjejmë edhe në betejat e radhës, cilatdo qofshin ato”, ka shkruar ai.