Limaj: Koalicionit PDK-LDK po i vjen fundi

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 14:22 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje.

Ai ka thënë se mocioni ndaj Qeverisë është duke ecur mirë dhe se dy javët e ardhshme janë vendimtare dhe se pret që koalicioni PDK-LDK të përfundojë mandatin, raporton Ekonomia Online.

Limaj ka thënë se  janë duke u përgatitur për zgjedhjet lokale por edhe të përgjithshme dhe se tani kanë caktuar shumicën e kandidatëve për kryetarë komunash.

“Unë pres që kjo qeveri shumë shpejt do të rrëzohet, vendi do të shkoj shumë shpejt në zgjedhje. Dy javët e ardhshme vendimtare për të shkuar vendi në zgjedhje”.

I pyetur për çështjen e mocionit Limaj tha se opozita i ka përfunduar nënshkrimet.

“Opozita e bashkuar i ka përfunduar nënshkrimet. Deputetët e nismës janë duke bashkëbiseduar edhe me deputet të tjerë dhe gjërat janë duke shkuar  shumë mirë”, ka thënë Limaj.

Ai bëri të ditur se brenda pak ditësh do të përzgjedhin edhe kandidatin për Prishtinën.

Këto komente i pari i NISMA-s i bëri gjatë një konference për media ku prezantoi disa anëtarë të rinj nga Kaçaniku më në krye kryetarin e degës së Partisë së Drejtësisë në këtë komunë, Avni Tafilin të cilët aderuan në këtë parti.

 

Të ngjashme