Limaj: Kosova i paraqiti kushtet për vazhdimin e dialogut

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Ekipit të Dialogut më Serbinë, Fatmir Limaj, tha se në takimin e sotëm në Bruksel u bë e qartë se duhet të dihet epilogu i dialogut dhe jo të shkohet në bisedime me tema të caktuara, raporton Ekonomia Online.

“ Ne ia bëmë të qartë se duhet të dimë epilogun e dialogut. Duhet të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila e ka në zemër njohjen reciproke. Epilogu është anëtarësimi në OKB, njohja reciproke, njohja nga 5 vende që se kanë njohur Kosovës”, tha Limaj pas takimit.

Ai tha se e vlerësojnë punën e Komisionit Evropian mirëpo kërkojnë që në agjendë të futet liberalizimi i vizave.

“ E bëmë të qartë që Kosova ka ekip dhe jo individë”, tha Limaj.

“Ka shumë kushte që Serbia duhet ti plotësojë për ta hequr ne taksën. Marrëveshja gjithëpërfshirëse , nuk do te ketë nevoje për taksë. Marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë jo normale dhe ne këtu jemi për ta kthyer këtë në situatë normale”, tha Limaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme