Limaj kujton masakrën e Izbicës, kërkon që kryerësit e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar masakrën e Izbicës ku forcat policore serbe vranë 147 shqiptarë të Kosovës, në mesin e tyre, fëmijë dhe pleq.

Limaj thotë se masakra e Izbicës zuri vend edhe në raportin e Departamentin amerikan të shtetit ku u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë.

“21 vjet pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre ende nuk kanë dalë para drejtësisë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sot bëhën 21 vite nga masakra e Izbicës, ku forcat ushtarake, policore serbe vranë mizorisht 147 shqiptarë të Kosovës në mesin e tyre, fëmije dhe pleq.

Masakra e Izbicës zuri vend edhe në raportin e Departamentin amerikan të shtetit ku u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë.

21 vjet pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Lavdi e përjetshme martirëve, i përjetshëm kujtimi për ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme