Limaj me tubim në Augsburg të Gjermanisë: U konfirmua mbështetja e parezervë për ne

Prishtinë | 17 Nën 2024 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftua për një tubim në Augsburg të Gjermanisë, së bashku me partnerë e koalicionit.

Limaj shkroi në Facebook se atje “u konfirmua edhe njëherë mbështetja e parezerervë” për këtë koalicion.

“Së bashku me partnerët e koalicionit, u mirëpritëm nga qindra bashkëatdhetarë në Augsburg, ku u konfirmua edhe njëherë mbështetja e parezervë për koalicionin tonë”, shkroi ai.

Limaj tha se përveç përsëritjes së mesazhit për integrimin në NATO, e kanë në fokus edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ne e përsëritëm mesazhin se integrimi në NATO është prioriteti ynë në konsolidimin e shtetësisë tonë, ndërsa zhvillimi ekonomik, përmes bashkëpunimit me bizneset tona të fuqishme në Diasporë, do të jetë një nga fokuset tona”.

“Ne u zotuam se do të vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët, derisa mbështetja e marrë nga mërgimtarët tanë është një forcë shtytëse për realizimin e programit tonë për Kosovën euroatlantike”, shkroi ai.

Të ngjashme