Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se arsyet e ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze janë krejtësisht politike.
Sipas tij, çështja e liderit të AAK-së nuk duhet të trajtohet si personale, por si një atak ndaj integritetit të vendit.
“Çështja e Haradinajt nuk duhet të trajtohet si çështje personale, por si atak ndaj integritetit të një vendi”, tha ai.
Limaj tha se duke u nisur nga kjo, vihen në pikëpyetje tri çështje: Integriteti i Shtetit të Kosovës; Mbrojtja dhe trajtimi i qytetareve të Kosovës dhe raporti ynë me shtetin tonë.
Ai ka kritikuar ashpër institucionet e vendit që nuk kanë marrë hapa konkretë në këtë drejtim.