Limaj pas takimit me Thaçin: Kurti s’duhet të veprojë si Haradinaj në raport me ShBA-në

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 14:42 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi se presidenti e njoftoj rreth takimit në Uashington si dhe rreth procesit të dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Limaj potencoi se duhet kuptuar se gjërat kanë ndryshuar nga letra e presidentit Donald Trump.

“Me ftesën e presidentit kemi ardhur në takim, qëllimi ka qenë që ta na informojë lidhur me zhvillimet e fundit në Uashington dhe rreth procese me interes nacional për vendin”.

“Është e qartë se nga momenti i letrës së Donald Trump dhe emërimin e emisarit për dialogun gjërat kanë ndryshuar në dialog. Një lajm i jashtëzakonshme për Kosovën pasi kemi një involvim rreth dialogut Kosovë-Serbi”.

Limaj ka kërkuar që të pranohet kjo udhëheqje e dialogut nga ShBA-ja, e mos të rrezikohet raporti me Amerikën se kjo do t’i kushtojë Kosovës.

Mes tjerash, ai tha se Kurti nuk duhet të veproj si Haradinaj në raport me ShBA-në, pasi siç tha ai, kjo do t’i sjell më shumë telashe vendit, raporton EO.

“Është e tepërt të thuhet se involvimi i ShBA së është i rëndësishëm për të përmbyllur dialogun Kosovë-Serbi. Është koha që të kuptojmë se në çfarë faze është Kosova dhe procesi i dialogut”.

“Jo serioziteti dhe tallja mund t’i kushtojë Kosovës e sidomos nga viti 2017 që e ka zbehur Kosovën e nëse vazhdon kështu do të kemi telashe”.

Të ngjashme