Limaj për zëdhënësin e Kurtit: S’ka njohuri, s’i di këto tema

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Social Demokrate ka deklaruar se shteti mund të japë garancë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK’së, duke iu përgjigjur një deklarate të Qeverisë Kurti, transmeton Periskopi.

Është zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu që kishte thënë se ligji nuk e lejon një gjë të tillë.

E Limaj thotë se ky person s’ka njohuri prandaj edhe flet kështu.

‘’S’ka njohuri për këtë çështje prandaj kjo edhe del më shumë si raport gazetaresk. Ska njohuri. Si di këto tema dhe lidhje s’ka. E cili ligj me pasë garanci’’, thotë Limaj në RTK.

‘Garancia nuk kërkohet as nga shteti amë e as nga kryeministri i shtetit’’, thuhej në deklaratën e Qeverisë.

Të ngjashme