Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Ruud Vermeulen.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Limaj përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’. Në këtë takim, sipas Limajt, është diskutuar për pagën minimale, çështjen e veteranëve të luftës, reformimin e sistemit pensional dhe njohjen e statusit për mësimdhënësit e viteve ’90-ta.
“Ndihma dhe këshillat profesionale të kësaj zyre janë shumë të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës në hartimin e politikave sa më të mira fiskale për këto dhe shumë çështje të tjera”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë ta prisja në takim shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, z. Ruud Vermeulen
Paga minimale, çështja e veteranëve të luftës, reformimi i sistemit pensional dhe njohja e statusit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, ishin disa nga temat që i trajtuam me z. Vermeulen. Ndihma dhe këshillat profesionale të kësaj zyre janë shumë të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës në hartimin e politikave sa më të mira fiskale për këto dhe shumë çështje të tjera.