Limaj: Thaçit ia kam shpëtuar jetën gjatë luftës

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 11:15 | Nga

Sot janë  kundërshtarë politikë, por Fatmir Limaj dhe Hashim Thaçi kanë më shumë vite së bashku sesa të ndarë.

I ftuar  në emisionin Oxygen të Besim Dinës, Fatmir Limaj ka treguar ngarje nga lufta, ndër të tjera edhe kur kishte rrezikuar jetën e vet për ta shpëtuar jetën e Hashim Thaçit.

Ai ka thënë se ka qenë një rast gjatë luftës kur ishte hedhur me trupin e tij, mbi atë të Thaçit, që ky të mos vritej. Limaj ka thënë se në atë kohë, jeta të gjithë tjerëve ishte më pak e rëndësishme për vendin sesa ajo e Thaçit.

Ndërsa, i pyetur nga moderatori Dina, nëse tash është bërë pishman, Limaj e ka mohuar duke thënë se sërish do ta bënte nëse do të ktheheshin në atë kohë, ngase ai veprim ishte i rëndësishëm për vendin, raporto Arbresh.info.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme