Të gjithë thuajse e njohin tashmë kuzhinierin e famshëm turk, Nusret Gokçe.
Restorantet e tij frekuentohen nga emra të shumtë si: këngëtarë, aktorë, sportistë e politikanë të ndryshëm.
Dy klientët e tij më të fundit janë dy futbollistë shumë të njohur, të cilët kanë pasur rastin të shijojnë ushqimin e tij.
Lionel Messi dhe Paul Pogba, janë ata të cilët vizituan dhe u ushqyen në restorantin e Nusretin në Dubai.
Ishte vet kuzhinieri ai i cili publikoi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej krah për krah me dy futbollistët, ndërsa i quante mbretër në mbishkrimin e fotografisë.
Në disa prej videove tjera të publikuara në Instagram, Nusret shfaqet duke takuar dhe përqafuar Messin, të cilin e cilëson si legjendë.
Ndërkohë në videon tjetër, kuzhinieri i njohur me pseudonimin Salt Bae, shfaqet teksa u përgatit atyre në tryezë një ndër specialitet e tij.
Nusret duket të ketë qenë vërtet i kënaqur që dy yjet nga Barcelona dhe Manchester United kanë vizituar restorantin e tij në Dubai.
Pranë Messit, mund të shihej edhe bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo.