Lipjan, tre familjarë rrahën mes vete

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi janë rrahur mes vete në Lipjan.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit kanë lidhje familjare mes vete dhe kanë pranuar tretman mjekësor pas rrahjes.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë rrahur mes vete (të njëjtit janë familjarë). Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme