Lipjani akuzon MPB-në për mungesë të formularëve për certifikata

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 16:32 | Nga

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti reagon ashpër ndaj Agjencisë për Regjistrimin Civil (ARC) si dikaster i Ministrisë së Punëve të Brendshme për mos-furnizim me formular për certifikata në shërbimin civil, pikërisht në kohën kur ka një fluks të madh të kërkesave nga bashkatdhetarët tanë.

Kryetari Ahmeti, ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë se ky problem është përcjell dy vjet rresht, pikërisht në kohën kur vijnë bashkatdhetarët tanë.

“Kjo është një papërgjegjësi e ARC-së e më pastaj edhe ministrisë në fjalë dhe se dikush duhet dhënë llogari për këto veprime, mosveprime të vazhdueshme”, ka thënë Ahmeti.

Kreu i Lipjanit, Ahmeti, po ashtu ka theksuar se në suaza të kompetencave kanë shtuar orarin e punës dhe janë mobilizuar që t’i kryejnë shërbimet me kohë ndaj qytetarëve.

“Andaj edhe përkundër përpjekjeve tona që të ofrojmë shërbime sa më të mira dhe sa më të shpejta ne kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve tonë për këto veprime, mosveprime të papërgjegjshme të institucioneve të lartpërmendura”, ka theksuar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme