Lipjani bëhet me kompleks sportiv, së shpejti edhe stadiumi

Lipjan | 17 Gus 2017 | 20:53 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Lipjanit, me bashkëfinancim me Helvetas – Demos, ka ndërtuar një kompleks sportiv afër stadiumit të qytetit.

I gjithë projekti ka kushtuar 228 mijë euro, prej të cilave 90 mijë, janë dhënë nga Komuna e Lipjanit, ndërsa pjesa tjetër nga organizata zvicerane “Helvetas” përmes programit “Demos”.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, tha këto tri fusha moderne sportive janë shpërblim për komunën që ai drejton për menaxhim të mirë të parasë publike dhe të arriturat gjatë qeverisjes.

Ai falënderoi organizatën zvicerane, sikurse dhe qytetarët të cilët kanë qenë bashkëpunues për realizimin e projekteve, si dhe kanë qenë korrektë në pagimin e obligimeve të tatimit në pronë.

Me këtë rast, Ahmeti bëri të ditur për të gjithë sportdashësit se edhe realizimi i projektit në ndërtimin e Stadiumit të Qytetit është drejt finalizimit.

Ertan Munoglu, zëvendës-menaxher i projektit, falënderoi Komunën e Lipjanit për bashkëpunim gjatë realizimit të projektit. “Realizimi i këtij kompleksi sportiv do t’iu ofrojë qytetarëve të Lipjanit një hapësirë të standardeve evropiane për të realizuar aktivitet e tyre sportive”, tha Munoglu.

Pas ceremonisë së hapjes, është zhvilluar një lojë tenisi ndërmjet kryetarit Imri Ahmeti dhe përfaqësuesit të Helvetas–Demos; si dhe një lojë futbolli mes veteranëve të “Ulpianës”| dhe zyrtarëve komunalë. Në parkun e ri mund të luhen dhe lojëra të tjera, si basketboll etj.

Kjo hapësirë, e cila ka qenë e pashfrytëzueshme, tani do të jetë në shërbim të qytetarëve për aktivitete sportive-rekreative.

Një park të ngjashëm, Helvetas – Demos e ka ndërtuar edhe në Prishtinë.

Të ngjashme